FLASH :

Përplasje tragjike në Kakome/ Dy mjete turistike ndeshen në det, tre të huaj përfundojnë në spital

Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike janë përplasur me njëra-tjetrën
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre shtetas të huaj të cilët janë identifikuar si: Charlotte Ann Richards, shtetase australiane; Alit El Haj Sofian, shtetas francez dhe Bionde Catherine, shtetase italiane.
Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga:
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Policia Kufitare Sarandë.
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit falënderon të gjitha strukturat që kontribuan në shpëtimin e qytetarëve, veçanërisht Policinë Kufitare Sarandë dhe Urgjencën Kombëtare, për angazhimin e tyre të shpejtë dhe profesional.