Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe, dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Dy persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Banorët e zonës dhe shërbimet e policisë ndërhynë për të nxjerrë të mbijetuarit nga kanali.