Në disa qytete të Australisë, mijëra persona morën pjesë në tubime nacionaliste të quajtura “March for Australia”, duke protestuar kundër emigracionit. Demonstratat u shoqëruan me tensione të forta, pasi u përplasën me kundër-protestues që dolën në rrugë për të kundërshtuar mesazhet e tyre.
Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe përdori sprej piperi gjatë përplasjeve, ku situata u bë e dhunshme në disa raste. Qeveria australiane i ka dënuar protestat, duke i cilësuar ato si “nxitje të urrejtjes” dhe duke bërë apel për unitet shoqëror.
Ngjarjet kanë ndezur një debat të madh publik mbi rritjen e nacionalizmit dhe polarizimin e shoqërisë australiane në raport me emigracionin.