FLASH :

Përplasja në Orikum, shkatërrohet BMW-ja luksoze, Mercedesi përfundon në kanal, 1 i plagosur në spital

Sot pasdite, rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident si pasojë e një parakalimi të gabuar, ku u përplasën dy automjete.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.