Përplasen Mercedes dhe Audi në hyrje të Fushë-Krujës, 3 të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Fushë-Krujës, në aksin rrugor që lidh zonën me Tiranën. Në përplasjen frontale janë përfshirë një automjet tip Mercedes dhe një Audi, duke lënë të plagosur tre persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër parakalimi e gabuar dhe shpejtësi tej normave të lejuara. Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.

Për këtë rast:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;

-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..

Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.