FLASH :

Përmbytje në Meksikë, dy të vdekur, pezullohen fluturimet

Përmbytje në Meksikë, dy të vdekur, pezullohen fluturimet

Dy persona vdiqën në Querétaro, Meksikë qendrore, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën vendin, njoftuan dje autoritetet lokale.

Trupat e viktimave u gjetën pak para mesnatës së të premtes në një zonë të prekur rëndë nga stuhia, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Querétaro, kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër, i njohur për arkitekturën e tij koloniale, pësoi dëme nga shirat e rrëmbyeshëm, duke i detyruar autoritetet federale të aktivizojnë një përpjekje ushtarake për ndihmë.

Ndërkohë, Aeroporti Benito Juarez i Qytetit të Meksikos, një nga më të ngarkuarit në Amerikën Latine, pezulloi përkohësisht operacionet për shkak të problemeve me dukshmërinë.