Meghan Markle u ka vënë ‘kapakun’ lajmeve se ajo dhe princ Harry janë drejt divorcit.
Gjatë një interviste në një podcast, ajo foli për thashethemet që prej disa kohësh kanë rrethuar çiftin dhe martesën e tyre.
“Mendon se do të jesh e martuar përgjithmonë?”, u pyet Markle që tha “Po!”, me shumë entuziazëm.
“Ai është gjithashtu një dhelpër, nëse s’e ke vënë re”, tha ajo duke iu referuar flokëve të kuqërremtë të Harry. “Burri im është shumë, shumë i pashëm. Por zemra e tij është edhe më e bukur”.
43-vjeçarja tha se anëtari i familjes mbretërore britanike është “partner i mrekullueshëm” si dhe vlerësoi mbështetjen që ai ka shprehur ndaj saj. Më tej, ajo thotë se beson që s‘mund të marrësh një partner kaaq mbështetës për të mirëqenë.
“H, ai burrë më do kaq shumë dhe shiko çfarë kemi ndërtuar. Kemi ndërtuar një jetë të mrekullueshme, kemi dy fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur”. Meghan thotë se Harry përpiqet shumë që familja të jetë gjithnjë e qetë dhe të mbetet edhe kohë për çiftin.


Ajo shton se tani është më e dashuruar se kurrë me të.
“Duhet ta mendosh, në fillim, çdo gjë është me flutura. Pastaj të dy kaluam sprova,menjëherë, pas gjashtë muajsh lidhje”, tha ajo duke iu referuar vitit 2017 kur lajmet pushtuan rrjetin.
7 vite pas dasmës, Meghan thotë se mënë fund kanë pak “hapësirë për të marrë frymë”.
“Mund ta shijojmë njëri-tjetrin në një formë të re dhe ndihem siur tani është si një periudhë muaji mjalti për ne“.
Ajo tregoi edhe për fillimet e lidhjes së tyre, kur çdo gjëje i referoheshin me kode sepse njerëzit s’e dinin që ishin bashkë. Meghan tha se ata i referoheshin njëri-tjetrit me inicialin e emrit, pra “M” dhe “H”, diçka që vazhdojnë ta bëjnë ende.