FLASH :

Përfundon numërimi i votave në disa bashki të vendit. Ja rezultatet

Bashkia Pukë përfundon procesin e numërimit, kryeson PD

Edhe bashkia Pukë ka përfunduar procesin e numërimit. Forcë fituese në këtë bashki është shpallur Partia Demokratike.

Në Pukë janë 4644 vota në total, të cilat ndahen:

PD-ASHM – 2034 vota

Partia Socialiste – 1572 vota

Partiasocialdemokrate – 930 vota

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit në bashkinë e Vorës ku u votua në mënyrë elektronike. Vihet re se forcë fituese në këtë bashki është Partia Socialiste.

Rezultatet në këtë bashki janë si më poshtë:

Partia Socialiste – 8082 vota

PD-AMSH – 4803 vota

Partia Socialdemokrate – 330 vota

Partia Mundësia – 313 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 260 vota

Lëvizja Bashkë – 142 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik – 109 vota

Përfundon numërimi në Bashkinë Has

Ka përfunduar numërimi i votave në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Has, ku janë përpunuar të gjitha 28 kutitë e votimit. Partia Demokratike (PD) ka marrë 3.547 vota, duke u renditur e para. Partia Socialiste (PS) ka siguruar 2.625 vota.

PD del fituese në këtë bashki verilindore, duke ruajtur epërsinë ndaj PS-së në një zonë tradicionalisht të djathtë.

Përfundon numërimi në bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat

Forcë fituese në këtë bashki është Partia Socialiste.

Të dhënat që vijnë nga KZAZ 93, që i përket bashkisë Konispol bëhet e ditur se në total votuan 3973 persona në 16 qendra votimi. Në përfundim të numërimit votat e qytetarëve në këtë bashki ndahen kështu:

Partia Socialiste – 2231 vota

PD-ASHM – 1156 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 380 vota

Partia Socialdemokrate – 120 vota

Partia Mundësia – 33 vota

Lëvizja Bashkë – 24 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 14 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik – 9 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re – 3 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 2 vota

Lëvizja Atdheu– 1 votë

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS. Shënohen 214 vota të pavlefshme

Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar.

Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota.

Sakaq, partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota. Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.

Pritet që të nisë numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike.

Harta e qarkut Vlorë deri më tani duket ngjyrë rozë, si simbolizuese e mbizotërimit të votave më të shumta të Partisë Socialiste.

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit në bashkinë Memaliaj, Libohovë, Këlcyrë e Tepelenë.

Rezultati i numërimit është si më poshtë:

Memaliaj/ PD – 1444 : PS – 3003

Libohove/ PD – 768 : PS – 1231

Këlcyrë/ PD – 965 : PS – 1702