FLASH :

Përfshihet nga zjarri pylli i fshatit Leminot në Maliq, forca të shumta në vendngjarje për shuarjen e flakëve

Përfshihet nga zjarri edhe pylli i fshatit Leminot, pjesë e bashkisë së Maliqit. Sipas informacioneve të siguruara deri më tani, zjarri ka disa minuta që ka rënë dhe po djeg një sipërfaqe pyjore.

Në terren ndodhen forcat e zjarrfikëses së Maliqit, forca vullnetare me banorë të zonës, po ashtu edhe bashkia e policia e shtetit. Nuk dihet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, pritet të mësohet në vijim pasi momentalisht po ndërhyhet për të izoluar zjarrin.