FLASH :

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin, dëme të shumta materiale! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në fshatin Shullaz të Kurbinit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme të pranishme në objekt, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat arritën ta izolonin dhe ta shuanin zjarrin pas disa orësh. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e zjarrit dhe po kryen veprimet procedurale përkatëse.