Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një performancë elektrizuese, ku sensualiteti dhe energjia kulmuan në një shfaqje që po komentohet gjerësisht nga fansat anembanë botës. Në një video që po bën xhiron në internet, këngëtarja shqiptare me famë botërore shfaqet me një veshje të ngushtë, me shkëlqim dhe të prerë guximshëm, ndërsa lëvizjet e saj koreografike janë aq të zjarrta saqë publiku shpërthen në brohorima.
Me një trup që lë pa fjalë dhe një vetëbesim magnetik, Dua ngjitet në skenë si një superyll i pakontestueshëm, duke vallëzuar me një trup balerinësh që shtojnë intensitetin e performancës. Kamera ndalet herë pas here në siluetën e saj, ndërsa ajo bën lëvizje provokuese që e kthejnë skenën në një spektakël sensualiteti të pastër.
Për fansat, ishte një përjetim i paharrueshëm – një miks perfekt mes stilit, fuqisë dhe “sex appeal”-it që e bën Dua Lipën të papërsëritshme. Komentet në rrjet janë të mbushura me emoji zjarr dhe zemra, ndërsa shumë e kanë quajtur këtë performancë si më të nxehtën e saj deri më sot.