FLASH :

Përfaqësuesit e PD nxjerrin armët dhe kërcënojnë me luftë pas humbjes

Pas zgjedhjeve të 11 majit, tensionet politike kanë marrë një kthesë të rrezikshme, veçanërisht nga radhët e Partisë Demokratike (PD). Ervin Goxhaj, i cili ka qenë një prej drejtuesve të degëve të PD në Tiranë, ka publikuar një foto në rrjetin e tij social ku shfaqet me një armë në dorë. Pyetja që lind është e thjeshtë: A është ky një mesazh kërcënues për një përshkallëzim të situatës?
Goxhaj shkon më tej në postimin e tij duke deklaruar se “nëse del e vërtetë që Edi Rama ka futur duart në sistemin zgjedhor siç përdoret në ‘trenin bullgar’, atëherë Shqipëria do të digjet.”

“Në një vend normal, vetëm zërimi i një skeme të tillë do të çonte në arrestime të menjëhershme dhe anulim zgjedhjesh. Po në Shqipëri? Heshtje. Frikë. Servilizëm. Dhe një drejtësi që bën rolin e spektatorit.
Nëse kjo provohet, Shqipëria do të “digjet” nga zemërimi i qytetarëve të ndershëm që nuk pranojnë të trajtohen si numra në një tren të manipuluar nga krimi dhe pushteti.
Ky është momenti për t’u zgjuar. Sepse nuk ka më asnjë rrugë mesatare mes diktaturës dhe revoltës.”
shton më tej ai.

Ai e përshkruan këtë skenar si një krim elektoral dhe një grusht shteti me metoda mafioze, duke shtuar se drejtësia në vend është e heshtur dhe e pafuqishme.
Deklarata të tilla, që aludojnë për dhunë dhe destabilizim, përbëjnë një rrezik të qartë për klimën politike dhe sociale në vend. Në vend që të promovojnë debat dhe transparencë, ato krijojnë frikë dhe tensione të panevojshme. A është ky një paralajmërim për konflikt apo një përpjekje për të manipuluar ndjenjat e mbështetësve të zhgënjyer?