Tiranë – Me duartrokitje të gjata dhe respekt të thellë, u përcoll sot për në banesën e fundit regjisori i madh i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Familjarë, miq, personalitete të artit dhe politikës, si dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej ikonave më të shquara të kulturës kombëtare. Atmosfera e dhimbjes u shoqërua nga nderimi i madh që publiku dhe kolegët i bënë mjeshtrit, duke e duartrokitur gjatë në shenjë mirënjohjeje për veprën e tij të pavdekshme.
Anagnosti, autor i disa prej filmave më të dashur shqiptarë, la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe një shembull të rrallë për brezat e ardhshëm.