FLASH :

Peqin/ Djali e denoncoi si të humbur, 84-vjeçari gjendet i mbytur në kanalin vaditës pranë banesës – dyshohet aksidentale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fatishë të Peqinit, ku një 84-vjeçar, i denoncuar si i humbur nga djali i tij, u gjet pas disa orësh kërkimi i mbytur në një kanal vaditës pranë banesës. Viktima, N.D., vuante nga skleroza, çka sipas hetimeve paraprake mund të ketë ndikuar në aksidentin fatal.

Djali i të moshuarit, shtetasi I.D., 38 vjeç, kërkoi ndihmën e policisë mëngjesin e djeshëm, duke deklaruar se babai ishte larguar nga shtëpia. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 19:00, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Dyshohet se ai ka rrëshqitur aksidentalisht në kanal. Policia ka referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme.