Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur publikisht solidaritetin e tij me popullin e Gazës, gjatë një fjalimi emocional pasi mori një diplomë nderi nga Universiteti i Manchesterit të hënën.
“Kur shoh fëmijët e mi, Maria, Marius dhe Valentina, çdo mëngjes – që kur nisi kjo makth – shoh foshnjat në Gaza,” tha Guardiola, duke emocionuar të pranishmit në sallë.
Fjalët e tij u interpretuan si një thirrje për ndërgjegjësim humanitar ndaj dhunës që po ndodh në Lindjen e Mesme, dhe u pritën me ovacione në Universitetin që e nderoi për kontributin e tij në sport dhe shoqëri.
Deklarata e Guardiolës vjen në një moment kur figura publike ndërkombëtare po përballen me presione të mëdha për të marrë qëndrim përballë krizës humanitare në Gaza.