Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy 28-vjeçarë, të dyshuar për heqje të paligjshme të lirisë ndaj një burri 56-vjeçar.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasit E. Z. dhe E. N., dyshohen se kanë mbajtur peng për disa orë një 56-vjeçar, në lidhje me një konflikt të mëparshëm që kishin me djalin e tij.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.