FLASH :

Pendohet turisti amerikan që vrau gruan në Shkodër, çfarë deklaroi në Polici

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e së premtes, ku një 57-vjeçar amerikan, Brendon Saporito, vrau me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito, 54 vjeçe. 

Krimi ndodhi në banesën ku çifti ishte akomoduar në qyter.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Saporito tha se kishte konsumuar alkool dhe se debati me bashkëshorten ishte përshkallëzuar në ofendime, çka çoi në një reagim të dhunshëm nga ana e tij. Ai rrëfeu se në gjendje të rënduar psikologjike kishte marrë një thikë dhe e kishte goditur disa herë gruan, duke e lënë të vdekur në vend.

“Jam i tronditur nga ajo që ndodhi. Nuk doja të ndodhte kështu. Jam thellësisht i penduar,” mësohet të ketë thënë autori, i cili pas krimit tentoi të vetëvritej duke prerë damarët.

Brendon Saporito u shoqërua në polici menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë.

Çifti kishte mbërritur në Shqipëri më 27 mars dhe kishte vizituar disa qytete, përfshirë Tiranën, Himarën dhe së fundmi Shkodrën. Në rrjetet sociale ata kishin ndarë momente nga udhëtimi i tyre, i cili përfundoi në mënyrë tragjike.