FLASH :

Pema e rrëzuar bllokon autostradën Tiranë-Durrës, krijohet radhë kilometrike

Një pemë e rrëzuar në autostradën Tiranë-Durrës, ka bllokuar totalisht njërin nga akset, duke shkaktuar një trafik kilometrik të makinave.

Në pamjet e siguruara , pema ka bllokuar autostradën dhe po punohet për heqjen e saj nga rruga.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa radha e makinave është e gjatë.

Pritet heqja e pemës për të çliruar një nga akset më të rëndësishëm dhe më të përdorur në vendin tonë.