FLASH :

PD Cërrik në alarm, i vidhen PC dhe TV nga zyra elektorale

Një kompjuter dhe një televizor janë vjedhur gjatë natës nga dega e PD-së në Cërrik. Denoncimi është bërë nga sekretarja e degës.

“Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor”, njofton policia.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.