FLASH :

Patericat e Ramës funksionuan, ja sa mandate i hoqën opozitës

Edi Rama punoi në mënyrë të ethshme që ta përçante opozitën dhe ja doli.

Vetëm në qarkun Tiranë, parti si ato të Lapajt, Shabanit, Lulzim Bashës dhe Dashamir Shehi-Alibeaj kanë mbledhur deri tani, mbi 20 mijë vota, duke i hequr të paktën dy mandate PD.

Në nivel vendi, fragmentarizimi i votës e ka bërë PD të humbasë të paktën dhe 4 mandate të tjera.

Nëse kësaj i vendosim dhe Partinë Mundësia të Agron Shehaj, mund të flasim për të paktën 10 mandate të humbura, si efekt i fragmentarizimit të votës.

Por me dallimin që, nëse partitë e lartpërmendura, u krijuan me mision të qartë që të lënë Ramën të qeverisë dhe të përçajnë opozitën, Partia e Shehajt erdhi si një domosdoshmëri dhe alternativë, që në momentin që tashmë të gjithë e kanë të qartë se një Berishë në opozitë e lë Ramën përjetësisht në pushtet, atëherë opozita e re dhe reale është aty, e përfaqësuar nga “Mundësia e Shehajt”.