FLASH :

Pasi siguroi mandatin e saj, Tabaku luftë me Celibashin për të mbrojtur mandatin e PD-së në Lezhë

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Jorida Tabakut, Gjin Gjonit dhe kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, lidhur me numrin e votave të diasporës së Greqisë që i përkasin qarkut të Lezhës. Debati është zhvilluar në Parkun Olimpik, ku po vijon procesi i numërimit të votave.
Kontestimi i Tabakut lidhet me një diferencë të dukshme mes numrit të votave të njoftuara nga KQZ dhe atyre të gjetura në kuti. Sipas KQZ-së, janë për t’u numëruar 622 vota, ndërsa në kutitë e fundit të numëruara janë zbuluar 671 vota.

“Tani që po numërohen janë 658. Duhej të ishin 622 të panumëruara. Është diferencë prej 50 votash,” ka theksuar Tabaku gjatë debatit.
Në përgjigje, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është shprehur se çështja do të verifikohet përmes sistemit të tyre, duke sqaruar se “Ne do të duhet të shohim në sistem. Në magazinën tonë e kemi të inventarizuar në mënyrë digjitale, një pjesë tjetër jo.”

Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe saktësinë e procesit të numërimit të votave të diasporës, ndërsa palët vijojnë të mbeten në qëndrimet e tyre të kundërta.