“Ne nuk ia dolëm”, është shprehur lideri sorosian i Nismës “Thurje”, Endri Shabani, pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare 2025, të martën e 20 majit, në një intervistë për median.
Në tentativë për të ndjekur linjën e kreut aktual të bashkisë së Tiranës, që “drejton” punët nga burgu i Durrësit, Shabani tha se “Padyshim që janë bërë gabime”, dhe kjo “jo vetëm nga të gjitha forcat politike por nga individë”.
Kryesisht Shabani iu referua përplasjes mes drejtuesit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe atij të Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, aty ku bëhet edhe lufta brenda llojit, dhe ku ai i investoi 40 mijë dollarë, në vetëm 90 ditë, për fushatën online.
Sipas tij, kjo ka reflektuar kosto për të gjithë palët, kryesisht për partitë e reja sorosiane.
Jo për çudi, Shehaj, sipërmarrës me integritet të provuar, mori 2 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.
Politikan i ri në karrierë, i kthyer nga Italia për të dhënë kontributin e tij në Atdhe, si dhe profesionist në parimet e të djathtës, ai ka mbështetur në qasjen e tij politike sipërmarrjen e lirë. I kthyer nga Italia, Shehaj, ndryshe nga partitë e tjera me fonde të dyshimta, apo para sorosiane, i ka para të fituar me mund dhe lehtësisht të verifikueshme, me punë dhe biznese, duke kontribuar me taksa në kapitalin e shtetit.
Ai njihet si profesionist ne sipërmarrje që punëson mijëra familje shqiptare.