FLASH :

Pasagjeri që i mbijetoi tragjedisë në Indi: 30 sekonda pasi avioni u ngrit u dëgjua një zhurmë e fortë, pastaj u përplas! I vëllai humbi jetën

Një pasagjer i ka shpëtuar tragjedisë ajrore në Indi. Mediat raportojnë se i mbijetuari ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e qytetit, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia. Bëhet fjalë për një shtetas britanik me origjinë indiane, i cili quhet Vishwash Kumar Ramesh. Sipas asaj që ka deklaruar një komisar policie, pasagjeri ndodhej në vendin 11A, i cili në avionët Boeing 787 përkon me një vend pranë dritares, pothuajse në lartësinë e krahut të avionit. Përkrah Ramesh udhëtonte vëllai i tij, i cili humbi jetën.

Mediat kanë zbardhur edhe dëshminë e tij: “Tridhjetë sekonda pas ngritjes në ajër u dëgjua një zhurmë e fortë, pastaj avioni u përplas”. Ramesh u ka treguar ekipit të shpëtimit kartën e imbarkimit si provë për vërtetësinë e dëshmisë së tij. Ai ka shtuar gjithashtu se jeton në Londër prej rreth njëzet vitesh dhe kishte ardhur në Indi për të vizituar disa të afërm.