FLASH :

Pas Vlorës, Rama i vihet Durrësit, gati furtunë shkarkimesh në Bashki për mungesën e ujit dhe djegien e plehrave

Veçanërisht e tensionuar është situata në Vlorë, ku Rama nuk i është ndarë kryetarit të bashkisë ditët e fundit. Shkaku kryesor është mungesa e ujit të pijshëm për orë të tëra në qytetet turistike si Vlora dhe Durrësi, një problem që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët dhe pushuesit. Investimet për furnizimin me ujë janë jo vetëm të vonuara, por edhe joefikase, duke e lënë situatën në prag krize.

Burime të sigurta nga brenda mbledhjeve të fundit me drejtues lokalë konfirmojnë se edhe në Durrës është kërkuar dorëheqja e të gjithë drejtuesve të Bashkisë dhe atyre të institucioneve rajonale. Kryeministri Edi Rama po ndjek një linjë të ashpër përgjegjësie ndaj pushtetit vendor, me fokus të veçantë te performanca në qytetet bregdetare gjatë sezonit turistik.

Në vijim, pritet ngritja e një komisioni vlerësimi, i cili do të analizojë performancën e çdo drejtuesi vendor. Vetëm në bazë të rezultateve do të vendoset nëse do të mundësohet rikthimi i tyre në detyrë apo do të zëvendësohen përfundimisht.