FLASH :

Pas Tiranës, Rama tregon edhe Durrësin si në “gjendje lufte”, pasi fadromat iu turrën lokaleve

Pamje të forta kanë ardhur nga Durrësi, ku fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) janë vërsulur mbi lokalet buzë detit, duke i shembur njëri pas tjetrit. Në video duken qartë momentet kur muret rrëzohen mes pluhurit dhe punëtorët e IKMT-së shoqërojnë aksionin nën masa të rrepta sigurie.

Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar situatën me një “gjendje lufte”, njësoj si në Tiranë, duke theksuar se ky aksion është pjesë e planit për të “çliruar hapësirat publike” dhe për t’i kthyer ato në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë, pronarët e lokaleve janë shfaqur të indinjuar, duke kundërshtuar shembjet dhe duke i quajtur ato arbitrare. Videoja e aksionit ka ndezur debat të madh në rrjet, ku një pjesë e qytetarëve e mbështesin aksionin, ndërsa të tjerë e shohin si një fushatë agresive dhe selektive.