Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme pajisjesh për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën, me një vlerë të vlerësuar prej 179.1 milionë dollarësh, njoftoi të premten Pentagoni.
Sipas njoftimit të bërë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, kontraktorët kryesorë për këtë marrëveshje do të jenë kompanitë RTX Corp dhe Lockheed Martin.
Po ashtu, po dje, SHBA miratoi edhe shitjen e 3,350 raketave tokë-ajër RIM-174 Standard ERAM (SM-6) drejt Ukrainës, me një vlerë të përgjithshme prej 825 milionë dollarësh.
Financimi për këtë blerje do të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, Dania, Holanda dhe Norvegjia, sipas njoftimit zyrtar.
Këto vendime për shitjen e sistemeve Patriot dhe të raketave me rreze të gjatë veprimi u bënë publike vetëm pak orë pas një sulmi masiv rus ndaj Ukrainës, që ndodhi gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes.
Gjatë sulmit u përdorën qindra raketa dhe dronë mbi objektiva në territorin ukrainas, duke shënuar një nga valët më të mëdha goditjesh që nga fundi i korrikut, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.







