Vangjush Dako u kthye në qeli pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së më 16 shtator ku u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Në bazë të përllogaritjes së kohës së paraburgimit së bashku me atë të arrestit shtëpiak, Dako duhet të kryente dhe 9 ditë burg.
Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka lënë sot ambientet e Spitalit të Durrësit dhe është dërguar në qelinë e burgut ku i kanë mbetur për të kryer dhe 6 ditë nga dënimi.
Vangjush Dako u kthye në qeli pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së më 16 shtator ku u dënua me 2 vite e 8 muaj burg. Në bazë të përllogaritjes së kohës së paraburgimit së bashku me atë të arrestit shtëpiak, Dako duhet të kryente dhe 9 ditë burg.
Në momentin që në shtëpinë e tij mbërritën agjentët për të ekzekutuar masën e sigurisë, ish-kryebashkiaku pati përkeqësim të gjendjes shëndetësore me simptoma aritmie, gjendje ankthi dhe probleme me hernien diskale.