Pas ndarjes me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku i organizon vajzës një festë ditëlindjeje pa nënën e saj! Mesazhi këngëtares për të bijën

Vajza e aktorit Bes Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Ajka, feston sot (12 korrik) ditëlindjen e saj të shtatë.

Mirëpo pas ndarjes së prindërve të saj, Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar mbrëmjen e djeshme teksa ka pritur orën 00:00 krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e sotme, teksa shihe pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar  një urim të veçantë për Ajken teksa falenderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj.

“7 vite me ty Ajka ime. Të dua me gjithë shpirtin tim, vajza ime! U rritsh me shëndet, me gëzim, me ëndrra të mëdha dhe me Zotin gjithmonë në zemrën tënde. Mami do të jetë gjithmonë pranë, për ty, në çdo hap, në çdo frymëmarrje. Faleminderit, Zot, qe solle tek unë engjëllin qe me mbushi shpirtin, krahët, e solli tek unë paqen e shpirtit. Gëzuar ditëlindjen, jeta ime!” ka shkruar ajo teksa ka postuar momente nga mëngjesi i ve çantë i Ajkës.

Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televiziv si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Panorama.al ka siguruar dokumentet e vendimit të Gjykatës së Tiranës për zgjidhjen e martesës mes Besit dhe Xhensilës.

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

xhensila myrtezaj (2)

I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

 Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre.

Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

xhensila myrtezaj amen bes kallaku

“I padituri Besart Kallaku, ka te drejte të marrë dhe të takojë fëmijën  e tij të mitur, Ajka Kallekku, fundjavat e para dhe të treta ta çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e djelë or 18:00 dhe  java e dyte dhe të katërt to çdo muaji ditën e mërkure dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00.

I padituri Besart Kellaku, ka të drejtë te marre dhe te takoje fëmijen e tij te mitur Amen Kallaku, ë shtunën e pare dhe te trete të çdo muaji, nga ora 10:00 deri në oren 18:00, javën e dytë  dhe të  katërt të çdo muaji ditën e premte, nga ora 10:00

 I padituri Besart Kallaku, ka te drejtë te marre fëmijët e tij te mitur, për pushime verore nga data 1 deri në datën 15 gushi ne vitet çift dhe nga data 16 deri ne 31 gusht ne vitet tek, si dhe për pushime dimërore, nga data 23 deri ne datën 30 dhjetor ne vite tek dhe nga data 31 dhjetor deri në datën 6 janar në vitet çift”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje. Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

xhensila myrtezaj amen bes kallaku

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

Xhensila 2

Aktori Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

Besi-Xhensila

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave.