Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Maliq, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë nga moshatari i tij, sot në Korçë është shënuar një tjetër ngjarje e rëndë me thika.
Korçë– Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, pas vrasjes në Pirg të Maliqit ditën e djeshme të nxënësit të mitur.
Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur në fshatin Dvoran.
I riu i identifikuar si Ari Kodra, 27 vjeç, ka shkuar në reanimacionin e spitalit për ndihmë mjekësore, me dëmtime në trup.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga ngjarja e ndodhur dhe hetimet paraprake. Efektivë që kanë rrethuar skenën e krimit me shirita, përqendrim forcash dhe ekspertësh, si dhe momenti kur i plagosuri nxirret me barrelë nga pallati ku besohet se ka ndodhur krimi dhe futet në ambulancë.
Nuk dihen ende rrethanat e plota, kurse policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar dinamikën, shkaqet dhe identifikuar autorin apo autorët e krimit.
Pritet me interes për hetimin ehde dëshmia e vetë të plagosurit, që do çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur.
Kapet autori i ngjarjes, i plagosur gjithashtu. Ai është nxjerrë nga banesa, i shoqëruar nga policia dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim.
Nga ana tjetër, mësohet se i dëmtuari, një 27-vjeçar, ndodhet në gjendje stabile në sallën e reanimacionit.
Policia ka gjetur mjetin prerës – thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.
Autori, Aleks Qiqi, rezulton i dënuar më parë për falsifikime dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, ku vuante dënimin për trafik droge. Gjithashtu, ka qenë i dënuar edhe në Greqi.
Zbulohet dinamika e ngjarjes. Mësohet se autori dhe i plagosuri ndodheshin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, kur kanë nisur të “ngacmohen” me fjalë me njëri-tjetrin. Autori është larguar drejt banesës, ka marrë një thikë dhe është kthyer për ta plagosur. Ndërkohë, personat e tjerë që ishin në tavolinë e kanë goditur fizikisht autorin pas plagosjes, duke i shkaktuar dëmtime, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri ndodhet ende në sallën e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se ka marrë një plagë me thikë në trup, poshtë shpatullës.