Gjesti, gjatë kësaj periudhe, rrëfeu se disa sfida me distributorin e mëparshëm e kanë mbajtur larg muzikës, duke u shprehur se derisa të zgjidhen konfliktet, për fat të keq, nuk do të ketë projekte muzikore. Megjithatë, me postimin e fundit në Instagram, tregoi se ndoshta do të rikthehet shpejt.
“Ende pa gjumë. Në minutin që mendoni se jam në gjumë, e keni gabim. Thjesht ka mbetur edhe pak kohë, për t’ia lënë kohës. Baterinë plot e kam”, duke nënkuptuar ndoshta se po pret momentin e duhur për rikthim.








