FLASH :

Pas Elbasanit, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës

Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, gjashtë kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Burime bëjnë me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre.

Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, por gjithashtu nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej tij.

Situata e njëjtë është shënuar edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë dhënë dorëheqjen.

Pritet që vala e dorëheqjeve të vijojë edhe në bashkitë e tjera të qarkut, konkretisht në Maliq, Devoll dhe Pogradec, ku priten zhvillime të ngjashme në ditët në vijim.