Offset u ka dhënë fund martesave.
Reperi 33-vjeçari foli rreth kësaj teme gjatë një interviste ndërkohë që po divorcohet nga Cardi B. I pyetur nëse do të martohej sërish, Offset tha se thjesht “nuk është për mua”.
“E kam bërë. Kam tre fëmijë. Është si një mision i përfunduar”, tha ai.
Intervistuesi iu përgjigj se do t’i pëlqente ta përjetonte martesën një ditë dhe reperi ra dakord se e gjitha lidhet me përvojën.
“Shiko, unë e kam përjetuar kështu që e kam bërë”, tha ai duke theksuar se sërish nuk do ta donte “fundin e lumtur” me një person të ri sepse “gjithçka është e përkohshme”.
Jo vetëm kaq, por Offset kishte edhe një këshillë për ata që duan të martohen.
“Do të thosha, nëse të pëlqen që ta ndryshosh jetën tërësisht. Ke një partner që është ndryshe. Sidomos kur është e shkruar dhe diçka e vërtetë. A është ky partner ndryshe?”
Më tej, ai shpjegoi se do t’i thoshte intervistuesit mos të martohej nëse do të ishte i zënë me karrierën.
Reperi ka deklaruar se kënga përmbyllëse e albumit të tij të ri, “Kiari”, i kushtohet fundit të lidhjes së tij me Cardi.
Ata tanimë janë prindër të tre fëmijëve, më e vogla e të cilëve erdhi në jetë në shtator të vitit 2024, vetëm dy muaj pasi reperja kërkoi divorcin.