FLASH :

Pas “Barbie”, në kinema vjen “Bratz” dhe Kim Kardashian ka një rol që s’e prisnit…

Pas suksesit tronditës të “Barbie”, Hollywood-i kthehen sytë nga filmat vizatimorë ikonikë. Këtë herë me “Bratz”, dhe me Kim Kardashian në qendër të vëmendjes.
Ylli i njohur i televizionit pritet të interpretojë rolin e antagonistes në filmin e ri të Amazon MGM, bazuar në kukullat e famshme që shënjuan një epokë të re në botën e filmave vizatimorë për vajza.

Amazon ka fituar të drejtat për realizimin e filmit pas një gare të ashpër, me synimin për të krijuar një sukses të ngjashëm me fenomenin global “Barbie”. Megjithatë detaje të tjera rreth kastit dhe subjektit të filmit nuk janë bërë ende publike.

Skenari po shkruhet nga Charlie Polinger dhe Lucy McKendrick, ndërsa prodhimi do të realizohet nga Erik Feig dhe Julia Hammer për studion Picturestart, së bashku me Kim Kardashian, Jason Larian dhe Jasmin Larian për kompaninë MGA Entertainment. Isaac Larian i MGA-së do të jetë producent ekzekutiv.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Barbie”, i cili u bë filmi më fitimprurës i vitit 2023 me mbi 1.44 miliardë dollarë të ardhura, Hollywood-i ka nisur të kthejë në filma një sërë lodrash të njohura për fëmijë. Ndër projektet që po zhvillohen aktualisht janë filmat për “Hot Wheels”, “Barney”, “Polly Pocket” dhe “Rock ‘Em Sock ‘Em Robots”.