FLASH :

Pas 4 vitesh në arrati , fëmijet e zhdukur gjenden pas vrasjes së babait në Zelandën e Re

Policia e Zelandës së Re ka gjetur dy fëmijët e zhdukur të Tom Phillips, babait të arratisur që u qëllua për vdekje në perëndim të Waikatos, të hënën në mëngjes.

Phillips ishte në arrati me tre fëmijët e tij për rreth katër vite, duke jetuar në zonat e egra, deri në momentin kur u qëllua për vdekje nga policia gjatë një përgjigjeje ndaj një vjedhjeje të armatosur.

Një nga fëmijët ishte me Phillips dhe nuk pësoi dëmtime; ky fëmijë ndihmoi autoritetet në gjetjen e motrave/vëllezërve të tij gjatë një kërkimi masiv policor.

Nëna e fëmijëve shprehu trishtim për ngjarjet, por gjithashtu një lehtësim të thellë që “kalvari i tyre ka marrë fund”.

Rasti ka tërhequr vëmendjen e publikut në Zelandën e Re për vite me rradhë, ndërsa shumë pyetje mbeten pa përgjigje pas vdekjes së Phillips, raporton korrespondentja Vandhna Bhan, e cila ka ndjekur ngjarjet që nga fillimi i tyre në 2021.