FLASH :

Partizani i “fik dritat” Egnatias/ Të kuqtë mundin rrogozhinasit në gjysmëfinalen e parë të  Kupës së Shqipërisë

Partizani triumfon 0-1 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ritmi ishte i kënaqshëm deri në fund, me të dy skuadrat që prodhuan futboll, por për të ardhur te goli u desh të vinte fundi i ndeshjes. Ndeshja nisi në ekuilibër, ndërsa tifozët në “Arenën Egnatia” të rinovuar i dhanë bukuri takimit.

Pas mbylljes së pjesës së parë pa gola, në fraksionin e dytë trajnerët Tetova dhe Gega bënë disa lëvizje dhe pikërisht goli erdhi nga stoli.

Keko, Sulmuesi i Partizanit fitoi penallti dhe ishte pikërisht ai që e përktheu në gol 11-metërshin.

“Penalltinë ma dha Albani, keqardhje që nuk e çova 0-2”, u shpreh ai.

Partizani mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund. Skuadra e kualifikuar për në finalen e madhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit.