FLASH :

Partia e Lirise drejt shkrirjes, largohen dy emra te tjere, Meta i revoltuar nga burgu: Urgjent auditim!

Nje dite pas 11 majit,Endrit Braimllari, deklaronte neper koridore qendrash votimi se votat e partise se lirise kane ardhur te gjitha ne PS, Ilir Meta nga burgu i revoluar nga humbja e thelle qe pesoi partia e tij ka urdheruar te auditohet cdo qelize e forces politike qe ai drejton.
Kush ja e tradhtaret e rradhes?
Po Floida Kerpaci dhe Silva Caka a jane bashkuar me PS?

Ja letra e plote e Metës:

“Ilir Meta: Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.
Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.”