FLASH :

Parashutë me mesazh për Safet Bajrin në burgun e Reçit

Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun e Reçit. Edhe pse pas hekurave nuk kanë munguar surprizat për të fortin e Shkodrës, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale.

Shiç shihet edhe në pamje një parashutë me mesazhe mbështetëse i janë dërguar Bajrit mbi burg.

“Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”, shkruhej në mezash.

Opozita ka denoncuar më herët se Safet Bajri është drejtori real i këtij burgu. Po ashtu, ai dhe banda e tij janë të gjithë të pajisur me celularë dhe japin urdhra nga qelia.