FLASH :

Parashqevi Simaku në një ditë të veçantë me miqtë: Gëzuar me raki e gatime shqiptare

Parashqevi Simaku ka ndarë me ndjekësit një moment të ngrohtë dhe plot humor nga një darkë miqësore, ku ishte e ftuar së bashku me Elton Ilirjanin. Këngëtarja e njohur shfaqet në një video të publikuar në rrjetet sociale teksa shijon ushqimet tradicionale shqiptare, përgatitur nga nëna e grimieres së saj.

E ulur në sofër me miqtë dhe me një gotë raki në dorë, Simaku falënderon me përzemërsi të pranishmit, ndërsa e mbyll me urimin tipik shqiptar: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.