FLASH :

Parandalohet krimi në familje në Krujë, 44-vjeçari në pranga, dhunonte gruan dhe vajzën e mitur së bashku me djalin! Në shtëpi i gjenden armë zjarri

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës pasi së bashku me djalin e tij, 22 vjeç ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur.

Në sallën operative të komisariatit të Krujës mbërriti një denoncim për dhunë të familje dhe  kanosje me armë zjarri në lagjen “Derede”, duke bërë të mundur dhe parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë krliminale.

I arrestuar gjithashtu është dhe 22-vjeçari me iniciale A. M. Gjithashtu nga kontrollet në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje 44-vjeçari E. M.

“Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.  

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari.

Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.   

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.   

Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.  

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.