FLASH :

Papa Leon: Parimet e Kishës për martesën dhe seksualitetin nuk ndryshojnë

Papa Leon i XIV deklaroi se është e pamundur që në të ardhmen e afërt të ndryshojnë parimet e Kishës Katolike në lidhje me martesën dhe seksualitetin. Deklarata e tij është pjesë e një libri me intervista, i cili publikohet sot në Peru. Ai theksoi gjithashtu se Kisha Katolike mbetet e hapur për të gjithë, duke ndjekur shembullin e Papës Françesku.

“Kam folur për martesën, ashtu si Françesku kur ishte Papë. Kam theksuar martesën si një familje e përbërë nga një burrë dhe një grua, me angazhim të përjetshëm dhe me bekimin e misterit të martesës,” tha Papa Leon. Ai shtoi se nuk sheh të mundshme të lejohet që gratë të shërbejnë si diakone në Kishën e Romës.

Për situatën dramatike në Gaza, Papa u shpreh se termi “gjenocid” përdoret shpesh, por sipas tij, Sedeja e Shenjtë nuk mund të bëjë deklarata zyrtare në këtë moment. Ai paralajmëroi se e ardhmja do të jetë shumë e vështirë, veçanërisht për fëmijët që vuajnë nga varfëria dhe uria.

Deklaratat e Papës Leon për martesën dhe seksualitetin interpretohen si një referencë e drejtëpërdrejtë ndaj komunitetit LGBTQ+ dhe marrëdhënies së tij me Kishën Katolike. Kujtojmë se më 6 shtator, organizata katolike LGBTQ+ zhvilloi një pelegrinazh në Bazilikën e Shën Pjetrit, në kuadër të Vitit të Shenjtë që po festohet këtë vit nga kishat katolike në mbarë botën.

Gjermania, kardinali konservator Gerhard Müller, deklaroi se “Zoti, sipas Librit të Zanafillës, e bekoi martesën midis burrit dhe gruas” dhe se “mëkati nuk mund të bekohet”.