FLASH :

Panik në parkun e lojërave në SHBA, fëmija ngjitet te shinat e trenit

Pensilvani – Momente paniku janë shënuar në parkun e njohur Hersheypark, kur një fëmijë u largua nga familja e tij dhe u ngjit mbi shinat e trenit, rreth 30 metra mbi tokë.

Sipas dëshmitarëve, fëmija qëndroi për rreth 20 minuta në stacion, përpara se të nisej të ecte mbi binarë. Pamjet dramatike tërhoqën vëmendjen e vizitorëve, të cilët u mblodhën poshtë, duke ndjekur me ankth zhvillimin e situatës.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të një vizitori, fëmija u nxor në siguri dhe ngjarja përfundoi pa pasoja tragjike. Autoritetet e parkut nuk kanë dhënë ende detaje për moshën e fëmijës dhe rrethanat që çuan në këtë incident.