Një incident ka ndodhur më 4 qershor në brigjet e Nusa Lembongan, Bali, ku një anije turistike me 89 pasagjerë është përmbysur nga një dallgë e fortë pak para nisjes. Anija, e quajtur Tanis, ishte duke u përgatitur për të lundruar drejt Sanurit kur u godit nga dallgët, duke shkaktuar panik të madh mes pasagjerëve.
Në përpjekje për të shpëtuar, disa udhëtarë thyen dritaret për të dalë nga brenda, ndërsa të tjerë u hodhën në det. Falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve vendas dhe mjeteve lundruese të zonës, të gjithë pasagjerët u nxorën të gjallë.
Policia vendase konfirmoi se në bord ndodheshin 77 turistë ndërkombëtarë dhe 12 qytetarë vendas. Për fat të mirë, nuk ka të raportuar për viktima apo të lënduar nga incidenti.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa turistët janë kthyer në tokë të sigurt. Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë detare në zonat turistike të Indonezisë, ku lundrimet janë të shpeshta dhe shpesh mbipopulluara.







