FLASH :

Pamjet e rralla/ Ndaluan Gretën, por jo uraganin humanitar drejt Gazës

Më 12 qershor, qyteti i Al-Arish në Egjipt do të shndërrohet në pikën e nisjes së një marshimi historik. Mijëra pjesëmarrës nga rajoni dhe nga e gjithë bota janë nisur në rrugën e tyre drejt kufirit të Rafahut – e vetmja dritare që i ka mbetur Gazës për të marrë frymë.

Ky nuk është thjesht një marshim. Është një akt i fuqishëm solidariteti, një britmë e përbashkët për drejtësi ndaj popullit të Gazës, që prej muajsh përjeton një katastrofë humanitare të paprecedentë. Ata vijnë nga çdo kontinent, çdo komb dhe çdo fe – me një mesazh të vetëm: Gaza duhet të jetojë. Bota nuk duhet të kthejë shikimin nga ana tjetër.

Në rrjete sociale po qarkullon një foto e jashtëzakonshme e turmës në marshim, që shumëkush e quan “epike” nëse vërtetohet reale – një imazh që përmbledh emocionin, zemërimin dhe shpresën e një bote që ende nuk ka humbur ndjeshmërinë njerëzore.