FLASH :

Pamjet dramatike të Kaninës së shkrumbuar nga zjarri

Pamje dramatike vijnë nga Kanina dhe mali i Shashicës, ku dhjetëra hektarë tokë janë shkrumbuar plotësisht nga zjarret që kanë përfshirë zonën ditët e fundit. Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, toka të djegura, pemë të rrëzuara dhe tym i dendur dominojnë peizazhin, duke treguar përmasat e dëmit të shkaktuar. Zjarret kanë shkatërruar pasuri natyrore dhe ekonomike, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të kontrolluar vatrat aktive dhe për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara.