FLASH :

VIDEO/ Pamje të rënda nga ara ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari në Kosovë

Kanë dalë pamjet e arës ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, dhe të rrugës që dyshohet se ishte ndjekur për t’u dërguar trupi i tij deri aty.Rasti i rëndë i vdekjes së Bajraktarit nga Baica e Lipjanit në Kosovë, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit.

Ai fillimisht ishte raportuar i zhdukur, ndërsa dje ishte gjetur pa shenja jete.Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka iniciuar rastin dhe ka njoftuar se do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes që tronditi familjen Bajraktari.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmoi rastin përmes një deklarate për media: “Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar) i groposur. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprimet procedurale përkatëse. Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për një rast të vrasjes së rëndë.”

Familjarët e Enver Bajraktarit kanë deklaruar se ai nuk kishte asnjë konflikt apo problem me ndonjë person, çka e bën ngjarjen edhe më të dyshimtë. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe autorët e kësaj vrasjeje makabre që ka lënë të tronditur jo vetëm familjen, por edhe mbarë opinionin publik në Kosovë.