SYRI TV ka siguruar pamjet e momentit te shpërthimit në flakë të makinës pasi u përplas me betonieren në Fushë-Prezë.
Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas aksidentit të rëndë.
Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Enejd Laçi., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij , Erild Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.
syri.net