Një skenë e ngjashme me filmat aksion është regjistruar në Prizren, ku Policia arrestoi një qytetar, ndërsa vëllai i tij u përpoq me çdo mënyrë të pengonte zyrtarët e rendit.
Pamjet tregojnë momentin kur efektivët ndërhyjnë për të vënë në pranga personin e dyshuar, teksa situata përshkallëzohet pasi një familjar del në mbrojtje të tij. Pavarësisht rezistencës, policët arritën të neutralizonin situatën dhe ta përfundonin arrestimin.
Ngjarja po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi përplasjet mes qytetarëve dhe Policisë në raste të tilla.