FLASH :

Pamje Rrëqethëse/ Fëmija i vogël në Gaza mbulon fytyrën nga bombat që shkatërrojnë shtëpinë e tij

Një pamje rrëqethëse nga Gaza ka prekur rrjetet sociale, ku një fëmijë i vogël shihet duke fshehur fytyrën nga frika, ndërsa bombat bien mbi lagjen e tij. Shtëpitë e kthyera në rrënoja dhe qindra familje të pastreha tregojnë përmasat tragjike të dhunës që po shkatërron jetën e civilëve.

Organizatat humanitare theksojnë se asnjë fëmijë nuk duhet të rritet mes bombardimeve dhe askush nuk duhet ta quajë shtëpinë e tij një zonë lufte. Pamja e vogëlushit është kthyer në simbol të pafajësisë së cenuar dhe thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes.