FLASH :

Pamje epike/ Gaforrja në plazh tymos cigaren!

Një video e pazakontë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku një gaforre shfaqet duke kapur një cigare elektronike dhe duke u sjellë sikur po “pi” si një njeri. Pamjet kanë shkaktuar të qeshura, por edhe shqetësim për ndotjen e detit dhe ndikimin që mbeturinat kanë tek krijesat detare.

Ekspertët thonë se ky është një shembull i qartë se si kafshët ngatërrojnë mbeturinat me ushqim apo objekte natyrore, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre.