Rrugët dhe bulevardet kryesore të Ankarasë janë përmbytur pas reshjeve të dendura, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe situata të rrezikshme për qytetarët. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë automjete të rrëmbyera nga rrjedha e fuqishme e ujit dhe banorë të bllokuar në rrugë.
Disa kalimtarë kanë ndërhyrë për të ndihmuar qytetarët e mbetur në mes të përmbytjeve, ndërsa në disa zona evakuimi është bërë me ndihmën e ekskavatorëve. Autoritetet paralajmërojnë për reshje të tjera dhe kërkojnë kujdes maksimal nga qytetarët.